Ganiu krenar me garueset e klubit Forca

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka pritur klubin e karatesë Forca, e cila po shënon rezultate të lakmueshme.    

“Kampionët e Karate Clubit ‘Forca’ bashkë me trajnerin e tyre Muarrem Imeri i mirëprita sot në Komunën e Çairit për t’ua uruar sukseset e mëdha që arritën në Kupën e Maqedonisë së Veriut për Kadet Junior dhe U21, nga ku ky klub rrëmbeu 11 medalje.

Me këtë rast edhe karateistja Mirushe Reçi fito të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin Botrorë që do të mbahet në Konya të Turqisë, kurse medalistët tjetër kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Mal të Zi.

I përgëzova këta kampiona, duke shprehur krenarinë për faktin se po na përfaqësojnë me shumë suksese dhe në mënyrë madhështore në gara të ndryshme”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij në facebook.

You may also like