Galtier nuk është i kënaqur me merkaton: Pres edhe tre blerje të tjera

by admin
Spread the love

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, pret edhe tre goditje të tjera në merkato deri në 31 gusht. 2 ditë para debutimit sezonal në Ligue 1 kundër Clermont, tekniku u ka thënë gazetarëve se pret edhe tre lojtarë të rinj.

“Presidenti dhe drejtori sportiv Campos po punojnë në këtë drejtim. Dua një numër të caktuar lojtarësh në organikë, lojtarë të nivelit të lartë, që garantojnë një rendiment të caktuar gjatë gjithë sezonit, që të kemi një konkurrencë të shëndoshë për një vend titullari. Nuk e di se kur do të vijnë, por e di që klubi po bën gjithçka që të kemi një organikë konkurruese”, ka thënë tekniku i parisienëve.

Në pritje të zyrtarizimit të Renato Sanches, deri më tani PSG ka blerë tre lojtarë: mesfushorin Vitinha, sulmuesin Hugo Ekitike dhe mbrojtësin Nordi Mukiele. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like