Gaga konfirmon se është duke u realizuar filmi dedikuar asaj “Chromatica Ball”

by admin
Spread the love

Një film dedikuar Lady Gaga-s, apo më saktësisht i cili paraqet turneun e saj Chromatica Ball, është duke u realizuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Gaga veç njoftimit për këtë film po ashtu ka treguar se me çka është marrë së fundmi.

Ajo ka shkruar: “Jam marrë me brendin e ri të kozmetikës Haus Labs, pastaj me punë filantropike, dhe veç tyre kam punuar në filmin The Chromatica Ball”. Gaga ka thënë se mezi pret që fansat e saj të shohin filmin.

Turneu për promovimin e albumit të gjashtë të Gaga-s, “Chromatica”, që u lansua në vitin 2020, u organizua vitin e kaluar, ku këngëtarja mbajti koncerte në Amerikën Veriore e Evropë.

Koncerti që mbajti në Los Angelos u filmua. Të pranishëm atje ishin mbi 52 mijë fansa.

Sipas Gaga-s, për xhirime u shfrytëzuan 30 kamera.

Vitin e ardhshëm, Gaga do të shihet me rol në filmin e Todd Phillips “Joker: Folie à Deux”. Në këtë film, Joaquin Phoenix luan sërish rolin e Arthur Fleck, apo Xhokerit, e Gaga do të paraqitet me rolin e Harley Quinn./21Media

You may also like