Gabon AC Milan, barazon pa gola me Bolognan

by admin
Spread the love

Në San Siro u zhvillua ndeshja e javës së 31-të në Serie A, ndërmjet Milanit dhe Bolognas, e cila përfundoi pa gola.

Mysafirët patën disa raste në gjysmën e parë, me anë të Mattias Svanberg, Michel Aebischer, Gary Medel e Musa Barrow.

Në anën tjetër, vendasit rrezikuan përmes Rafael Leao e Olivier Giroud. Sidoqoftë, rrjetat mbetën të paprekura. Pas 45 minutave të para.

Disa raste për Leao, Davide Calabria, Ante Rebic, Ismael Bennacer e Fikayo Tomori, në fraksionin e dytë, mirëpo Rossonerët nuk ia dolën të shënon.

As inkuadrimi i veteranit Zlatan Ibrahimovic (në minutën e 70 në vend të Olivier Giroud) nuk u tregua produktiv për skuadrën nikoqire.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani mbetet lider në Serie A, por ka vetëm një pikë më shumë se Napoli dhe katër më shumë se Interi (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Pika e fituar do t’i shërbejë Bolognas për të rrugëtuar sigurt për qëndrim në elitë.

You may also like