“Gabim i madh” që vendet me shumicë myslimane s’po e njohin Kosovën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ‘gabim i madh’ që disa nga vendet me popullsi me shumicë myslimane nuk e njohin Kosovën.

Në intervistën e dhënë për Arab News, Kurti u pyet se si ndihet që kaq shumë vende nuk e njohin vendin që udhëheq, veçanërisht një komb i madh islamik siç është Irani, transmeton Klankosova.tv.

“Ne mendojmë se është një gabim i madh që disa nga vendet me popullsi me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën. Mendoj se janë keqinformuar nga Serbia. Dhe disa prej tyre e bëjnë këtë sepse mbajnë disa lidhje të ngushta me federatën Ruse”,

“Megjithatë, unë do t’i bëj thirrje të gjitha vendeve të botës, për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje, të njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Në një farë mënyre, ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, me ose pa qëllim, bien pre e mbështetjes së Serbisë që kryen gjenocid në Kosovë”, tha Kurti.

You may also like