Fytyrat publike që u Bo prindër gjatë vitit 2023

by admin
Spread the love

Viti 2023 ka qenë një rrugëtim i pasur me emocione, ngjarje dhe ndryshime të papritura.

Në këtë kohë që po kalon shumë shpejt , ku çdo ditë përballemi me një histori të re, disa prej nesh janë privilegjuar të përjetojnë një kapitull të veçantë të jetës së tyre.

Prindërimi është një kapitull që nuk njihet paraprakisht, por ai krijon diçka të re dhe të veqantë në jetën e secilit padyshim.

Disa emra të njohur si shqiptarë ashtu  edhe botëror, nga sfera e muzikës, sportit, aktrimit e politikës iu futën këtij kapitulli në vitin 2023.

Në janar të këtij viti këngëtari shqiptar Irkenc Hyka është bërë baba i një djali.

Ai në rrjetin e tij social Instagram ka ndarë me publikun e tij lajmin se u bë baba bashkë me një foto me mbishkrimin “Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde, dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ca do të thotë vërtetë të marrësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën!”.

Po ashtu aktorja e njohur turke, Leyla Ëdia Tuğutlu është bërë nënë për herë të parë në janar të këtij viti, në martesën e saj me aktorin, Ceyhun Ergin.

Leyla ka sjell në jetë një djal, për të cilin zgjodhi emrin Evren Deniz.

Aktorja në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi të realizuara gjatë procesit të lindjes.

“Dhurata e 2023 për ne”, ka shkruar aktorja poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 

Ndërsa lajm i befasueshem për fansat këtë muaj e kishte edhe Paris Hilton kur zbuloi se ajo mirëpriti një djalë, me bashkëshortin e saj Carter Reum nëpërmjet një gruaje surrogate.

41-vjeçarja e bëri njoftimin përmes Instagramit, ku shihej një foto e saj duke e mbajtur dorën e foshnjës.

Hilton nuk ka treguar më shumë detaje rreth lindjes.

Në shkurt të këtij viti nënë është bërë edhe këngëtarja Aida Doçi. Ajo u bë nënë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin Aina.

“Falenderimi i takon Zotit me mijëra here qe ma dha dhuraten ma te shenjte ne botë dhe nepermjet teje sot me dha emrin NËNË” ka shkruar Aida në Instagram.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe bashkëshortja e tij, janë bërë prindër për herë të parë, në prill të këtij viti.

Lajmin se u bë baba për herë të parë, Hoti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar ”Prej sot universi im quhet: TIAR HOTI”.

Po ashtu gjatë këtij muaji nënë u bë edhe Miss Kosova Marigona Dragusha.

Përmes një Insta story ajo ka bërë të ditur se është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo është bërë nënë e një vajze.

Edhe dyshja e njohur e kinematografisë turke, Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit janë bërë prindër gjatë këtij viti.

Ata në rrjetin social Instagranm kanë ndarë disa foto familjare së bashku me djalin e tyre të vogël.

Filloreta Raçi e cila nga fansat e saj njihet si Fifi ka hyrë në një epokë tjetër të jetës, edhe ajo është bërë nënë në maj të këtij viti.

Djalin e saj të cilin e ka me Adis Patushin ajo e ka pagëzuar me emrin Theo Mal.

Ajo po ashtu ka ndarë disa foto me djalin e saj pas lindjen dhe është shprehur shumë e bekuar me të.

Edhe artistja shqiptare Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë, në po të njëjtin muaj të këtij viti ajo ka postuar një foto familjare në Instagram dhe ka shkruar “E bekuar me ju familja ime”.


Edhe Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, është bërë nënë për herë të parë, në kkëtë muaj, ajo është bekuar me një djalë.

”Saranda dhe parneri i saj Matias, djali e tyre të vogël e kanë pagëzuar me emrin Julian.

Ndërsa në po këtë muaj nënë u bë edhe artistja me famë botërore Jessie J.

“E gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë”. Ndërsa nuk ka bërë të ditur emrin e djalit të saj.

Në fund të qërshorit aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, aktori Besnik Krapi janë bërë prindër të një djali.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku kanë bërë të ditur edhe emrin me të cilin e kanë quajtur djalin e tyre.

“Shokë e shoqe, IAN quhet djali jonë që lindi shnosh e mirë sot, Jonida osht tip top dhe ju qafim krejtve”, ka shkruar Besniku.

Ndërsa Lyrical Son dhe gruaja e tij Gresa janë bërë prindër për herë të tretë, në shtatorë të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale bashkëshortja e reperit, Gresa.

“Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përtej të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa.

Në fotografi, ajo shfaqi dorën e saj të mbajtur me dorën e bebes të porsaardhur në jetë.

Më 7 tetor të vitit që po lëmë pas Neymar dhe e dashura e tij u bënë prindër të një vajze.

Ai së bashku me gruan dhe vajzën ka ndarë një foto në Instagram ku ka shkruar “Mavie jonë ka ardhur për tëkompletuar jetën tone. Mirë se vjen vajzë! Jeni tashmë shumë të dashur për ne.. faleminderit që na zgjodhët. Zoti të bekoftë!”.

Neymar dhe Bruna Biancardi po ashtu janë bërë prindër të një vajze në këtë muaj. Ikona e futbollit brazilian tashmë është bërë baba për herë të dytë.

Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave të cilët po ashtu e kanë pritur me padurim këtë moment!

Ata kanë zbuluar se të voglën e quajtën ‘Mavie’.

Të dy ndanë një sërë fotosh të adhurueshme me vajzën e sapolindur në spital. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu një mesazh të ngrohtë, duke thënë: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.”

Në sferën e muzikës në nëntor të këtij viti nënë për herë të dytë u bë edhe këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj.

Edhe ajo ka shkruar për këtë në rrjetin e saj social Instagram.

“Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin. Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit”-shkruan këngëtarja.

Po në këtë muaj nënë u bë edhe aktorja e njohur Fiona Gllavica.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë një foto të vajzës së saj të vogël që e kanë quajtur Elena.

Po ashtu Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, ka befasuar të gjithë fansat e saj kur në nëntor dha lajmin e ëmbël se ka lindur fëmijën e saj të parë.

Vetë Mariza ka zgjedhur t’i ndajë emocionet dhe momentet e para si nënë me ndjekësit e saj, nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Përmes një dedikimi në Instagram, Mariza shkruan: “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! MELODY IKONOMI GREÇO! @blendigreco më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj Bote! Të dua.”

Gjatë dhjetorit të këtij viti nën u bë Mirsa Kërrqeli këngëtarja shqiptare që tashmë e disa kohë është larguar nga skena muzikore.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se është bërë nën e një djali.

“Në një postim në Instagram, këngëtarja ndau një fotografi ku shkroi: “Me 08.12.2023 prehërit tim ju shtua edhe një yll, zemrës sime edhe një jetë, fëmijëve të mi ju lindi një vëlla, familja jonë u bë e madhe… Mami dhe babi do të jenë gjithmonë për ty dhe me ty i vogli jonë. Rrofsh sa malet Ari”, ka shkruar Mirsa.

Ndërsa në këtë muaj baba për herë të parë u bë edhe Klajdi Haruni.

Ai ka ndarë me fansat e tij një video të vajzës së saj duke treguar se e kanë quajtur Hea.

“Dashuria me e paster ne bote“, ka shkruar Klajdi.

Ky kapitull i ri i të quajturit prindër, disa për herë të parë, disa për herë të dytë e disa të tjerë për herë të tretë, pa dyshim që ka veçantinë e saj dhe përcjell emocione ndryshe.

You may also like