Futbollistit 31 vjeçar i vidhet vetura te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë

by admin
Spread the love

Futbollisti i K.F. Opoja, Ditëlind Reshiti ka bërë të ditur se i është vjedhur vetura e tipit Golf 5, në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rasti është lajmëruar tek organet e sigurisë.

Postimi i plotë:

Miq t’nderum, nga dita e djeshme makinën time (GOLF 5 ngjyrë hiri me tabela 04 956 HK) e kam raportuar si të vjedhur.

Makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Rasti është raportuar në Polici me kohë dhe organet kompetente po merren me të.

Uroj që raste të këtilla të mos keni asnjë nga ju.

You may also like