Futbollisti i Napolit kopjon “Dorën e Zotit” të Maradonës: Ai e shënoi golin një ditë para ditëlindjes së legjendës

by admin
Spread the love

Futbollisti i ri i Napolit, Diego Pancolo e ka kopjuar të famshmen “Dora e Zotit” nga Diego Maradona.

Pancolo shënoi një ditë para ditëlindjes së 61-të të Maradonas dhe 35 vjet pasi u realizua ky gol në Kupën e Botës në Meksikë.

Në të dyja rastet, gjyqtarët i pranuan golat, ndonëse skuadrat kundërshtare e kundërshtuan.

“Kërceva, por jo mjaftueshëm, kështu mendova ta prekja topin me dorë. Në ajër nuk mund ta godisja me këmbë, andaj përdora dorën”, kishte thënë Maradona në vitin 1986 pasi e shënoi këtë gol ndaj Anglisë në çerekfinalen e botërorit.

Ndryshe, Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit të kaluar si 60-vjeç.

You may also like