Futbollistët e Vëllazënimit bojkotojnë ndeshjen – ndaj Trepçës luajnë me juniorë

by admin
Spread the love

Klubi futbollistik, Vëllaznimi sot do të jetë nikoqire e Treçës ndaj së cilës do të paraqiten me juniorë, si mungesë e futbollistëve, të cilët nuk kanë pranuar ta zhvillojnë takimin, shkruan Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

“KF Vëllaznimi vs KF TrepcaKF. Vëllaznimi sot do të paraqitet me junior pasi që ekipa e parë është në bojkot për herë të tretë gjat 2 muajve dhe nuk kan pranuar që ta zhvillojnë ndeshjes.” – shkroi klubi.

“Kuqezinjët” janë duke u përballur me një krizë të thellë financiare tash e disa javë.

Kujtojmë që për të njëjtën arsye, atë financiare, ishte larguar nga skuadra edhe trajneri, Granit Begolli.

You may also like