Futbollistet, dhunë ndaj arbitrit – Shqip

by admin
Spread the love

Lojtarët e ekipit kongolez te Bikira u acaruan me gjyqtarin se nuk akordoi penallti

Futbolli kongolez është njollosur nga dhuna. Këtë herë protagonistë nuk janë futbollistët, por futbollistet, të cilat kanë goditur arbitrin e takimit gjatë një sfide të kampionatit të futbollit për femra.

Skuadra e Bikiras ishte në disavantazh 5-1 nga Mazembe. Por, vajzat u acaruan së tepërmi për shkak se arbitri i sfidës nuk akordoi penallti në favor të tyre.

Ato nisën ta ndiqnin, ndëra më pas po e godisnin. Gjyqtari vrapoi për t’i shpëtuar sulmit, por në fund u bllokua në një stol.

U desh ndërhyrja e punonjëve të stadiumit, për ta futur atë në dhomat e zhveshjes.

Federata vendase ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka paralajmëruar penalitetet të ashpra për protagonistet e këtij episodi të turpshëm.

Klan News

You may also like