Fushata zgjedhore për kryetar të komunës së Mavrovë-Rostushë dhe Qendrën Zhupë fillon më 12 mars

by admin
Spread the love




Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Listën për veprimtari zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe kryetar të Qendrës Zhupë.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në elaborimin e tij theksoi se Lista zgjedhore do të vendoset në verifikim nga 19 shkurti deri më 10 mars, gjegjësisht theksoi se kjo listë do të vendoset në verifikim në të gjitha sektorët e KSHZ-së dhe në ueb faqe.

“Mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve për kandidimin e kandidatëve për kryetarë në këto dy komuna do të nisë më 13 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 shkurt. Propozimi i listave të kandidatëve nga partitë politike apo listat e pavarura të kandidatëve me nënshkrime të mbledhura në Komisionet Komunale Zgjedhore Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë mund të bëhet deri më 12 mars. Fushata zgjedhore për raundin e parë fillon më 28 mars dhe zgjat deri më 15 prill”, sqaroi Kondarko.


You may also like