“Fushata”, lirohet Boshkoski | Shqip

by admin
Spread the love





Gjykata Themelore Penale e Shkupit, në procedurën e përsëritur në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sot ka marrë vendim për lirimin e Ljube Boshkoskit, në lidhje me rastin “Fushata”.

Lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe këshilltar i Qeverisë është arrestuar më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” në Shkup, nën dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Në vitin 2014 është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa në vitin 2016 është liruar nga burgu në Idrizovë, ku ka vuajtur dënimin.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi në vitin 2020 se të drejtat e Boshkoskit për një gjykim të drejtë ishin shkelur në lidhje me thirrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Në vitin 2021, me kërkesë të mbrojtjes, gjykimi kundër Ljube Boshkoskit për rastin “Fushata” u kthye në rigjykim.







Artikulli paraprakMexhiti porosi Ahmetit: Po i dëboni engjujt, i afroni djajtë (Video)




You may also like