Fundjava me diell/ Të gjitha rrugët të çojnë në Matkë! – Shqip

by admin
Spread the love

FUNDJAVA ME DIELL

“Të gjitha rrugët çojnë drejt Matkës”. Mbase në këtë mënyrë mund të përshkruhet atmosfera që mbretëron në rrugët që çojnë drejt këtij destinacioni turistik.

Matka gjendet afër Shkupit dhe në këtë botë dominojnë shtigje pyjore, shkëmbinj të mëdhenj dhe shpella, ujëra dhe bimë shëruese dhe aroma autentike e natyrës.

“Ndryshimi i temperaturave ka bërë që gjthë njerëzit të drejtohen drejt Kanionit të Matkës, e përveç qytetarëve vendas edhe shumë turistë të huaj kishin vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në Kanionin e Matkës”.

Matka, si potencial unik turistik bëhet gjithnjë e më i popullarizuar. Përvoja e turistëve që kanë vizituar këtë vend, thotë se ndjenja është unikale kurse përjetimet përshkruhen “sikurse keni zbuluar një botë të re”

“Unë vij nga Franca. Vërtetë është shumë bukur, është vend relaksues. Sot kam ardhur këtu me Nënën time dhe vërtet është vend i bukur, vend i paqes dhe po e shijoj”, tha një turiste nga Franca.

“Ne vijmë nga Stambolli bashkë me shoqet. Deshëm që të shohim edhe këtë vend, kishte shumë vende për të parë aty, me siguri ka shëtitje me varka dhe vendosem që të ndalemi për të parë. Vijmë për herë të parë. Duket shumë bukur edhe pse kemi dëgjuar dhe kemi parë para se të vijmë disa video dhe vërtetë paska qenë ashtu siç dukej”, tha një turiste nga Stambolli.

“Unë vij nga Greqia. Ne jemi këtu për të pushuar, dhe do qëndrojmë një javë. Kam qenë këtu katër herë kur isha fëmijë por është hera ime e dytë për pushime. Po, është e mahnitshme, çdo vit dua që të vijë këtu për pushime për të shijuar natyrën”, tha një turist nga Greqia.

Matka paraqet një destinacion të përkryer që të “arratiseni” nga rutina e përditshme. Mund të kaloni një fundjavë përplot me ecje, alpinizëm, vizita, të shijoni florën dhe faunën por edhe ta shijoni biodeversitetin dhe panoramën e bukur që ofron ky lokalitet./tvklan.mk/

You may also like