Fund dramatik në “Arechi”, Ciofani i mohon fitoren Salernitanës! Empoli kthehet te fitorja

by admin
Spread the love

Pas humbjeve kundër Juventusit dhe Atalantës, Empoli rigjen fitoren në kampionat pasi ka mposhtur në “Castellani” 1-0 Sassuolon. Kanë qenë të pakta rastet për shënim në pjesën e parë. Vendasit shfaqen rrezikshëm me Lammers (që u fut në fushë në vend të Destros, që u dëmtua) dhe Satriano, ndërsa miqtë mundohen të reagojnë me D’Andrean.

Ritmi i lojës ka qenë i ulët edhe në pjesën e dytë, por një gol i Baldanzit në minutën e 64-t ka vulosur fatin e kësaj sfide. Sassuolo i afrohet golit të barazimit me Harroui dhe Alvarez në fund të takimit, por nuk arrin që të evitojë dot humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Salernitana flirton me fitoren, por një gol në minutën e 89-të i mohon fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës vendase. Përfundon 2-2 sfida në “Arechi” kundër Cremoneses, një takim i mbushur plot me emocione.

Piatek zhbllokon sfidën që në minutat e para për vendasit, por miqtë përgjigjen pak minuta më vonë me Okereken. Mendon Dia që të rikthejë në avantazh Salernitanën, që mbyll pjesën e parë me fitoren 2-1.

Epilogu i sfidës në minutat e fundit ka qenë me të vërtetë i pabesueshëm. Ciofani gabon nga pika e bardhë e penalltisë, por gjyqtari përsërit 11-metërshin. Sepe pret sërish goditjen e Ciofanit, por sulmuesi i miqve dërgon në rrjetë topin e grushtuar nga portieri vendas. Nuk ka fitues kjo përballe emocionuese, mbyllet 2-2 në  “Arechi”. / Oversport.tv

Foto: Empoli Football Club Official

You may also like