FUKUSHIMA – Fillon lëshimi i tretë i ujit të trajtuar në oqean

by admin
Spread the love



FUKUSHIMA, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fillojnë sot operacionet për lëshimin e tretë të ujit të trajtuar në oqean nga termocentrali bërthamor ”Fukushima” në Japoninë Verilindore.

Operatori i uzinës ”Tokyo Electric Power” (Tepco), planifikon të pompojë rreth 460 tonë ujë të trajtuar në ditë deri më 20 nëntor.

Derdhja e ardhshme përfaqëson të tretin nga katër që priten deri në fund të marsit, në total rreth 31 200 tonë ujë të ruajtur në më shumë se 1 000 rezervuarë të vendosur në vend.

Gjatë lëshimit të mëparshëm, operatori tha se ”zbuloi deri në 22 bekerel (bekerel është njësia e radioaktivitetit në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). Një bekerel përkufizohet si aktiviteti i një sasie të materialit radioaktiv në të cilin një bërthamë kalbet në një sekondë 0 shën. i përkth.) tritium radioaktiv për litër ujë deti në mostrat e marra nga zonat ngjitur me shkarkimin, shumë nën kufirin e 10 000 bekerelëve të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)”.

Një opinion që nuk e ndajnë vendet fqinje, kryesisht Kina dhe Rusia, të cilat kanë vendosur një ndalim total të importeve të produkteve të peshkut japonez.

Peshkatarët vendas në prefekturën e Fukushimës janë gjithashtu skeptikë dhe kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Tokios për të liruar ujin, nga frika për imazhin e produkteve të tyre./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAkuzohet për korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Memolla


You may also like