Ftesës për takim, i përgjigjet pozitivisht edhe AAK-ja – Shqip

by admin
Spread the love

Ftesës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për takim me liderët opozitarë i është përgjigjur pozitivisht edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e konfirmuar Lulzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK, transmeton Gazeta10

Në adresë të kryetarit Haradinaj ka ardhur një ftesë për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes. Tema e diskutimit është diskutimi për zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Kryetari Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim”, ka thënë Blakaj.

Pozitivisht i është përgjigjur edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

You may also like