Frymëmarrje për Everton, Iwobi nderon Lampard kundër Newcastle

by admin
Spread the love

Everton është rikthyer te fitorja. Skuadra e Frank Lampard i kishte humbur katër ndeshjet e fundit dhe sonte ia doli të mposhte skuadrën e Newcastle me rezultatin minimal 1-0 dhe mori tre pikë oksigjeni për mbijetesën.

“Qymyrxhinjtë” bënë një ndeshje më të mirë se vendasit, që kishin shumë presion për të marrë tre pikët e plota në duelin e sotëm. Chris Wood iu afrua golit në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta pasi një tifoz u lidh në shtyllën e portës në shenjë proteste.

Everton u përpoq të shënonte me rifillimin e ndeshjes dhe ishte Anthony Gordon që vuri në provë portierin Dubravka, i cili ia mohoi golin. Në minutën e 82-të Allan u ndëshkua me karton të kuq me VAR dhe vendasit mbetën me një lojtar më pak.

Gordon sërish rrezikoi për Everton, por nuk ia doli të shënonte. Gjithsesi ai festoi shumë gjashtë minuta më pak, kur Alex Ioëbi ia doli ta çonte topin në rrjetë dhe t’i jepte fitoren skuadrës së Lampard. / oversport.tv

Premier League – Java 20 (E prapambetur)

Everton-Newcastle 1-0
Shënues:
Iwobi 90+9’

Foto: Everton, Twitter

You may also like