Frikë tek Interi, kundër Romës mund të mungojë një mesfushor

by admin
Spread the love

Festa pas derbit të fituar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ka mbaruar dhe tek Interi kanë filluar punën për sfidën e fundjavës kundër Romës. Megjithatë, për Inzaghin ka pasur një lajm të mirë dhe një lajm të keq ditën e sotme për sa i përket gjendjes së lojtarëve.

Kështu sipas asaj që raporton Sportmediaset, Arturo Vidal pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në fundin e ndeshjes. Për këtë arsye ai bëri stërvitje të diferencuar nga shokët e skuadrës dhe mund të mos jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Romës.

Nga ana tjetër lajme të mira për sa i përket mbrojtjes. Alessandro Bastoni u zëvendësua në minutën e 79-të nga Danilo D’Ambrosio pasi ndjeu dhimbje. Megjithatë, asgjë serioze për të sipas mjekëve të Interit. Ai është mirë dhe pritet nga minuta e parë në ndeshjen që Interi do të ketë përballë Jose Mourinhos. /oversport.tv

You may also like