Frikë për Theo Hernandez dhe familjen, katër presona me maska i grabisin shtëpinë

by admin
Spread the love

Momente frike në shtëpinë e Theo Hernandez. Ylli kuqezi ka rënë prehë e grabitjes së shtëpisë ku katër persona të maskuar hyrën me dhunë brenda dhe grabitën disa sende me vlerë.

Në momentin që ndodhi grabitja, Theo Hernandez nuk ishte në shtëpi, por të pranishëm ishin gruaja e tij Zoe Cristofoli dhe fëmija. Sipas asaj që u raportua grabitësit detyruan me forcë që Cristofoli të hapte kasafortën e shtëpisë.

Për sa i përket dëmtit të shkaktuar, grabitës morrën disa sende me vlerë të cilat shkojnë në disa mijra euro. Ky nuk është rasti i parë që shtëpia e një futbollisti grabitet, madje kohët e fundit futbollistët janë kthyer në objektivat kryesorë të agresorëve. /oversport.tv

You may also like