Frikë nga kundërsulmi ukrainas/ Rusët po përdorin qytetarët si mburojë njerëzore

by admin
Spread the love

Sipas kryebashkiakut të qytetit, Ivan Fedorov, Forcat e Kremlinit kanë bllokuar daljet nga qyteti i pushtuar nga Rusia, nga Melitopoli për në Zaporizhzhia.

Fedorov tha se forcat ruse ishin aq të frikësuara nga kundërofensiva e forcave të armatosura të Ukrainës, saqë ata e kishin mbuluar veten me mijëra civilë, në formën e mburojës njerëzore”.

I gjithë qyteti mbahet peng”, ka shkruar ai në Telegram.

“Nuk dihet se sa ditë do të zgjasë bllokada. Por ne po luftojmë që kalimi të hapet”, tha ai.

Melitopoli, i cili është rreth 120 milje në perëndim të Mariupolit, ra nën kontrollin rus më 26 shkurt.

Rruga Press

You may also like