“Frika ime më e madhe ishte mami”

by admin
Spread the love

Pas qetësimit të situatës me Covid-19 për disa muaj, bota po hyn në një valë të re infektimesh dhe po paralajmërohet keqësim dhe patjetër shtrëngim masash.

E vetmja “armë” që kemi në dorë kundër këtij “armiku” është vaksina dhe për rëndësinë e saj ka folur Luana Vjollca.

Rrëfimin e saj e ka ndarë kryeministri Edi Rama.

Në këtë video prezantuesja e njohur flet për rëndësinë e vaksinimit duke bërë thirrje që përmes vaksinimit të mbrojmë të dashurit tanë.

“Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet e forta që duhet të bëja vaksinën ishte që pas vaksinimit mund ta përqafoj më shpesh”, thotë Luana.

 

“Mendoj për të dalë nga e gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë është një lloj shpëtimi, që ndoshta edhe pse të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm që duhet t’i mbrojmë që janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë”, shton moderatorja.


You may also like