FRANKFURT – Zelensky në vizitë të shkurtër në Gjermani

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 14 dhejtor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Gjermani ndërsa po kthehej në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvilloi bisedime me liderët e pesë vendeve nordike, në Norvegji.

Sipas policisë gjermane, Zelensky zbarkoi në aeroportin e Frankfurtit dhe më pas vizitoi kazermën Clay të Ushtrisë Amerikane në Wiesbaden, rreth 30 kilometra në perëndim.

Udhëheqësi ukrainas po zhvillon një turne në shumë vende për të siguruar më shumë mbështetje për vendin e tij, për të zmbrapsur pushtimin rus 22-mujor.

Zelensky u takua dje me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Oslo dhe kryeministrat e Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Islandës.

Të martën, ai vizitoi Uashingtonin për të kërkuar më shumë mbështetje nga SHBA-ja kundër Rusisë, pasi republikanët në Kongresin e SHBA-së bllokuan kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për t’i ofruar Ukrainës një tjetër ndihmë me vlerë 61 miliardë dollarë.

Zelensky gjithashtu vizitoi Argjentinën në udhëtimin e tij aktual.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like