FRANKFURT – Lagarde: Banka synon një inflacion prej 2%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MILANO, 1 nëntor /ATSH-ANSA/- Inflacioni është ende shumë i lartë në eurozonë, në tërësi. Javën e kaluar ne vendosëm të rrisim normat e interesit për të tretën herë radhazi. Aktualisht, po planifikojmë t’i rrisim ato më tej për të siguruar që inflacioni të kthehet menjëherë në objektivin tonë afatmesëm prej 2%, deklaroi sot presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

“Ne do të përcaktojmë rrugën që do të ndjekim dhe ritmin e ardhshëm të rritjes së normës së interesit takim pas takimi”, tha presidentja e BQE-së.

“Ne po synojmë një normë interesi që na lejon të arrijmë objektivin afatmesëm të inflacionit prej 2%”, tha Lagarde.

“Objektivi është i qartë, por nuk kemi arritur ende aty. Do të kemi rritje të mëtejshme të normës së interesit në të ardhmen”, theksoi Lagarde.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakXhaçka takon homologun turk: Rritje domethënëse e bashkëpunimit dypalësh

You may also like