FRANCË- Qeveria dërgon pajisje ushtarake në Ukrainë

by admin
Spread the love



PARIS, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Franca ka planifikuar të dërgojë më shumë pajisje ushtarake dhe karburant për Ukrainën duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të Rusisë, njoftoi pallati presidencial “Elysée” pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes.

Megjithatë ishte e paqartë sesa pajisje dhe karburant do të siguroheshin.

Franca gjithashtu ka planifikuar të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, në koordinim me partnerët e saj në Evropë dhe SHBA, veçanërisht në lidhje me sistemin e komunikimit bankar SWIFT.

Masa të tjera kombëtare janë planifikuar gjithashtu për ngrirjen e aseteve financiare të qytetarëve rusë. Parisi planifikon gjithashtu masa që synojnë propagandën ruse në Evropë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama mbështet Zelensky: Një nga liderët më të mëdhenj të shekullit 21
Artikulli tjetërSako: Tre projekte madhore për Spitallën


You may also like