FRANCË – Përshpejtohet inflacioni – ATSH –

by admin
Spread the love

PARIS, 4 janar /ATSH-DPA/ – Inflacioni francez u përshpejtua në dhjetor për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe shërbimeve, sipas të dhënave të përkohshme të zyrës statistikore INSEE.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) shënoi një rritje vjetore prej 3,7% në dhjetor, pas një rritjeje prej 3,5% në nëntor.

Megjithatë, ky ishte më i ulët se parashikimi i ekonomistëve prej 3,8%.

Inflacioni i harmonizuar me BE u rrit në 4,1%, në përputhje me pritshmëritë, nga 3,9% në muajin e kaluar. Kjo rritje e inflacionit erdhi si pasojë e përshpejtimit të çmimeve të energjisë dhe shërbimeve.

Inflacioni i çmimit të energjisë u përshpejtua në 5,6% nga 3,1%. Kostoja e shërbimeve u rrit me 3,1%, më shpejt se rritja prej 2,8% një muaj më parë.

Ndërkohë, inflacioni i çmimeve të ushqimeve u zbut në 7,1% nga 7,7%, dhe çmimet e produkteve të përpunuara shënuan një rritje më të ngadaltë prej 1,4% pas rritjes 1,9%.

“Nga muaji në muaj, si CPI ashtu edhe indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rikuperuan me 0,1% pas një rënie prej 0,2% në nëntor”, sipas të dhënave. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like