FRANCË – ”Le Monde”: Qeveria Meloni e destinuar të sigurojë partnerët evropianë

by admin
Spread the love

ROME, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni paraqet një qeveri që synon të qetësojë partnerët e Romës, titullon gazeta franceze Le Monde, në faqen e saj të internetit.

“Emërimi i personaliteteve ekspertë dhe pro-evropianë në postet kyçe shënon një formë vazhdimësie, ndërsa prioritet i ekzekutivit të ri do të jetë situata ekonomike”, sipas Le Monde.

Le Monde nënvizon se “në javët në vijim, Giorgetti do të ketë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së finalizimit të buxhetit për vitin 2023”.

Ajo do t’i duhet t’i përgjigjet sfidës urgjente të mbështetjes së familjeve dhe bizneseve, të goditura nga inflacioni, veçanërisht nga çmimet e energjisë, duke treguar kujdes në menaxhimin e financave publike.

Përsa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian emërimet e tjera synojnë të jenë qetësuese: Raffaele Fitto, i cili bashkë-kryeson grupin Meloni në Parlamentin e Strasburgut, është përgjegjës për çështjet evropiane.

Në të njëjtin drejtim shkon edhe me postin e zëvendëskryeministrit, Antonio Tajanit, ish-president i Parlamentit Europian.

Së fundi, “nga pikëpamja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, emërimi i Adolfo Urso në Zhvillimin Ekonomik, i konsideruar shumë i afërt me Uashingtonin dhe konservatorët amerikanë, konsiderohet si një garanci e fortë nga lideri i ri ekzekutiv në shtrirjen e Atlantikut dhe mbështetje për Ukrainën.

Kështu edhe për Guido Crosetto, bashkëthemelues i partisë së Melonit, i cili trashëgon një portofol të Mbrojtjes pasi përfaqëson interesat e kompanive italiane nga sektori i armatimeve në hapësirën ajrore.

Crosetto është gjithashtu i përfshirë, në prapaskenë, në përgatitjen e punës që do duhet të bashkojë Melonin dhe Emmanuel Macron. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like