Franca triumfon 8:0 ndaj Kazakistanit, siguron kualifikimin në “Katar 2022”

by admin
Spread the love

Franca ka shënuar fitore të madhe 8:0 ndaj Kazakistanit, kështu duke e siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi 3:0 për Francen teksa të tre golat i shënoi Mbappe.

Fillimisht sulmuesi i PSG-së realizoi në minutën e gjashtë pas asistit të Theo Hernandezit, kurse në minutat 12 dhe 32 Mbappe shënoi pas asistimit të Coman.

Benzema shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 55-të dhe 59-të për rezultatin 5:0.

Në min 75-të, Rabiot realizoi pas asistit të Griezmanit, kurse vet Griezman realizoi në të 84-tën nga pika e bardhe.

Mbappe e shënoi golin e katërt personal dhe të tetin për vendasit në minutën e 87-të.

Kështu, Franca e siguron kualifikimin dhe lidershipin në grupin e saj.

You may also like