Franca përgatit strehim për 10,000 refugjatë ukrainas

by admin
Spread the love

Franca po përgatit strehim për 10,000 refugjatët e parë nga Ukraina, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal.

Këshilli kombëtar francez i mbrojtjes ka aktivizuar një njësi ndërministrore për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë, shtoi ai.

Të martën, ministrja franceze e nënshtetësisë Marlene Schiappa tha se 5000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Francë. Është krijuar një faqe interneti për francezët që të dalin vullnetarë për të pritur familjet ukrainase që ikin nga lufta.

“Sot, asgjë nuk tregon një fund të shpejtë të kësaj lufte tragjike. Bombardimet dhe manovrat ushtarake ruse mund të forcohen shumë lehtë në ditët dhe javët në vijim”, tha Attal. “Shqetësimi ynë është padyshim në nivelet e tij më të larta.”

© Rruga Press

You may also like