Franca e Gjermania pro zgjerimit – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrat për çështje evropiane diskutojnë buxhetin

Përpara samitit të kësaj jave të liderëve të BE-së, ministrat për çështje evropiane kanë diskutuar strukturën përfundimtare të buxhetit të ardhshëm të BE-së.Për të kryer me sukses zgjerimin, Bashkimi Evropian do të duhet të shpenzojë shumë para dhe të përballet me sfidat globale në mënyrë më të pavarur, nga Shtetet e Bashkuara.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, për të përfshirë nëntë vende të tjera, mes tyre edhe Ukraina, do t’i kushtonte vendeve ekzistuese anëtare më shumë se 250 miliardë euro. Kjo do të thoshte rritje domethënëse të kontributeve financiare për BE-në për Gjermaninë, Francën dhe Holandën. Të gjitha shtetet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë dhe të marrin më pak nga buxheti i BE; shumë vende anëtare që aktualisht marrin fonde do të bëhen kontribuues.

Buxheti pritet të jetë tema më e nxehtë e diskutimit çështje që duhet të zgjidhet deri në 2027-ën, kur fillon cikli i ri financiar. Ky buxhet do të rritej me 21 për qind kur të nëntë vendet do të pranohen në familjen evropiane. Disa shtete, veçanërisht Gjermania, dëshirojnë që të reduktojnë rritjen e shpenzimeve të lidhura me ndihmën shtesë për Ukrainën.

Aktualisht, BE-ja i lejon shtetet anëtare të subvencionojnë industritë e tyre më shumë se zakonisht për të përballuar politikat industriale të SHBA-së dhe Kinës. Megjithatë, kjo ka ngjallur frikën e një fragmentimi të tregut të përbashkët evropian, me Gjermaninë dhe Francën shumë më përpara se pjesa tjetër e bllokut në shpenzime.

You may also like