Franca do të diskutojë autonominë e Korsikës

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se vendi është i përgatitur të diskutojë autonominë e Korsikës pas protestave të dhunshme.

Darmanin mbërriti në ishullin mesdhetar të mërkurën në një përpjekje për të rivendosur qetësinë pas disa ditësh trazirash. Protestuesit janë përplasur me oficerët e policisë për disa ditë pasi një figurë pro-pavarësisë u sulmua në një burg francez.

Kryediplomati francez do të takohet me përfaqësuesit e zgjedhur në Korsikë, për çka ka premtuar një raund diskutimesh për të zgjidhur çështjen.

“Ne jemi gati të shkojmë deri në autonomi, fjala është thënë”, tha ai më herët në një intervistë me Corse Matin.

Gilles Simeoni, presidenti i këshillit ekzekutiv të Korsikës, e ka mirëpritur ofertën, por thotë se fjalët e Darmanin duhet të ndiqen dhe t’i jepet formë konkrete.

Protestat në Korsikë shpërthyen pasi një vrasës i dënuar dhe i pavaruri Yvan Colonna, u sulmuan në një burg kontinental francez në Arles. Disa ndërtesa publike u pushtuan nga demonstruesit, shumë prej të cilëve po mbanin slogane anti-qeveritare.

Darmanin ka pranuar se është një pjesë e përgjegjësisë shtetërore në sulmin e Colonnas, por thotë se kritikat e protestuesve kanë qenë “të tepruara”.

Vendimi për t’i ofruar Korsikës “autonomi” ka të ngjarë të ndikojë edhe në zgjedhjet presidenciale franceze, të cilat do të mbahen pas më pak se një muaj.

Rruga Press

You may also like