Franca – Danimarka në finale për titullin kampion bote – Shqip

by admin
Spread the love

Ndeshja finale mes Francës dhe Danimarkës fillon në ora 21:00, ndë ndersa ndeshja pë vendin e tretë Suedia – Spanja fillon në ora 18:00. Të gjitha ndeshjet e sotme zhvillohen në palestrën “Tele2 Arena” në Stkholm të Suedisë.

Sot zhvillohen katër ndeshje e fundit të edicionit 28-të Kampionati botërorë i hendbollit për meshkuj që mbahet në Suedi dhe Poloni.

Në finale e madhe të këtij botërori do të takohen reprezentacionet e Francës dhe Danimarkës, ndërsa në finalen e vogël që vendos pë vendin e tretë do të përballen Suedia dhe Spanja.

Në dy ndeshjet e gjysmëfinales që ishin mjfat dramatike dhe të nivelit të lartë për nga cilësia, kështuqë Franca mundi Suedinë me rezultatin 31-26. Në këtë takim më efikas ishte Fabregas me gjashtë gola të shënuar , ndërsa Mem dhe Mae realizuan nga pesë gola, te Suedia më efikas ishte Johanson me pesë gola.

Surpriza më e madhe në këtë botërorë të hendbollit për meshkuj është Danimarka e cila në gjysmëfinale eliminoi Spanjën duke e mundur me rezultat 26-23.

Sot gjithashtu në program janë edhe dy ndeshje tjera Gjermani – Norvegji në ora 13:00. luajnë pë pozitën e pestë, ndërsa Egjypti dhe Hungari në ora 15:30 do të përballen për pozitën e shtatë. Të dyja këto ndeshje zhvillohen në palestrën “Tele2 Arena” në Stokholm.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like