FOTO+VIDEO/ 10 stadiumet gjermane të Euro 2024

by admin
Spread the love

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në histori në një Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor. Aty ku do të mësohen edhe rivalët në grup.

Euro 2024 do të organizohet në Gjermani gjatë verës së ardhshme, në periudhën 14 qershor-14 korrik. 10 janë stadiumet e përzgjedhura, me tifozët shqiptarë që do të jenë të shumtë dhe ndër më të zjarrtët në tokën gjermane.

Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në Berlin, Munich, Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Gelsenkirchen, Dortmund, Cologne, Frankfurt dhe Leipzig.

Stadiumet e Euro 2024

OLYMPIASTADION (Berlin)

Kapaciteti: 74 mijë tifozë
Skuadra: Hertha Berlin

Në stadiumin e kryeqytetit do të organizohet çdo finale e Kupës së Gjermanisë prej vitit 1985. Në Olympiastadion është zhvilluar finalja e Botërorit 2006 mes Italisë dhe Francës.

Ndërkohë që në vitin 2015 u zhvillua finalja e Champions League: Barcelona-Juventus. 6 takime do të luhen në këtë stadium, përfshirë finalja e madhe dhe një nga duelet çerekfinale.

RHEINENERGIESTADION (Cologne)

Kapaciteti: 49 mijë tifozë
Skuadra: Koln

Në vitin 2020 u zhvillua finalja e Europa League mes Sevillas dhe Interit. Ky stadium u rikonstruktua në vitin 2006 për llogari të Kupës së Botës. 5 sfida do të luhen në “RheinEnergieStadion”, mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

SIGNAL IDUNA PARK (Dortmund)

Kapaciteti: 66 mijë tifozë
Skuadra: Borussia Dortmund

Një ndër stadiumet më të veçanta në Gjermani dhe jo vetëm, falë tribunës së famshme “Muri i verdhë”. Në stadiumin e Dortmundit u luajt finalja e UEFA-s në vitin 2001 mes Liverpoolit dhe Alavesit. 6 duele do të zhvillohen në këtë stadium, mes tyre një nga gjysmëfinalet.

MERKU SPIEL-ARENA (Dusseldorf)

Kapaciteti: 51 mijë tifozë
Skuadra: Fortuna Dusseldorf

Stadiumi i kryeqytetit të North Rhine-Westphalia, aty ku DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka vendosur që të luhen 5 ndeshje të Euro 2024. Duke përfshirë edhe një nga çerekfinalet.

DEUTSCHE BANK PARK (Frankfurt)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Eintracht Frankfurt

Në këtë stadium u zhvilluan finalja e UEFA-s për femra në vitin 2002 dhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 mes Brazilit dhe Francës. 5 takime të Europianit janë programuar, mes tyre edhe një sfidë e raundit të 1/8-ve.

VELTINES ARENA (Gelsenkirchen)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Schalke 04

Këtu u përballen Porto dhe Monaco në finalen e Champions League 2004, por edhe çerekfinalja e Botërorit 2006 midis Anglisë dhe Portugalisë. Në këtë stadium janë programuar 4 përballje të Euro 2024, duke llogaritur edhe një duel të raundit të 1/8-ve.

VOLKSPARKSTADION (Hamburg)

Kapaciteti: 52 mijë tifozë
Skuadra: Hamburg

Stadium ku Atletico Madrid dhe Fulham u ndeshën në finalen e Europa League 2010. Por edhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006: Itali-Ukrainë. 5 ndeshje do të luhen në këtë stadium, mes tyre dhe një çerekfinale.

RED BULL ARENA (Leipzig)

Kapaciteti: 43 mijë tifozë
Skuadra: Leipzig

Priti disa ndeshje të fazës së grupeve në Gjermani 2006 dhe sfidën Argjentinë-Meksikë, raundi i 1/8-ve. DFB e ka përzgjedhur si stadium ku do të luhen 4 takime të Euro 2024. Mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

ALLIANZ ARENA (Munich)

Kapaciteti: 70 mijë tifozë
Skuadra: Bayern

Bayerni dhe Chelsea u përballen mes tyre në këtë stadium në finalen e Champions League 2012. Por edhe Italia dhe Belgjika në çerekfinalen e Euro 2020. Allianz Arena pret 6 sfida të Euro 2024, duke llogaritur edhe një nga gjysmëfinalet.

MHPARENA (Stuttgart)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Stuttgart

Në këtë stadium u luajt finalja për vendin e tretë e Kupës së Botës 2006. Mes Gjermanisë vendase dhe Portugalisë. Stadiumi i Stuttgartit do të presë 5 duele të Euro 2024, edhe një nga takimet çerekfinale.

Super Sport rendit skuadrat e kualifikuara deri tani:

Gjermania (vendi organizator)
Shqipëria
Belgjika
Danimarka
Anglia
Franca
Italia
Kroacia
Holanda
Austria
Portugalia
Rumania
Skocia
Zvicra
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Republika Çeke
Turqia
Hungaria
Serbia


Top Channel

You may also like