Fotot/ Bija 29 vjeçare e Trump me bashkëshortin Michael Boulos, 25, kërcejnë në vilën Mar-a-Lago, Trump e Melania vallëzojnë me Frank Sinatra

by admin
Spread the love

Tiffany Trump me bashkëshortin e saj milioner Michael Boulos shkëlqenin të shtunën teksa dolën për herë të parë në vallëzim në martesën përrallore në Mar-a-Lago.

Mediat kanë publikuar sot fotot e dasmës spektakolare të 29 vjeçares Tiffany, që kërcente krah për krah me dhëndrin nën tingujt e këngës ‘Dancing in the Moonlight.’

Pasi ndryshoi fustanin e bardhë të nusërisë, Tiffany veshi një tjetër me motive florale qe i nxirrte ne pah varësen e diamantëve, përkrah burrit të saj të veshur elegant me një kostum ‘tuxedo’.

Dyshja kërcyen në krahët e njëri-tjetrit para se Michael e Tiffany të përfundonin vallëzimin me një përqafim mes duartrokitjeve të të ftuarve.

Më vonë atyre iu bashkuan dhe të ftuar të tjerë, bashkë me babain e nuses Trump që shijoi një kërcim intim të ngadaltë me bashkëshorten Melania.

Teksa ata kërcenin nën tingujt e këngës së Frank Sinatra, ‘Strangers in the Night,’ Trump shihej që i përshpëriste gruas në vesh para se ta puthte në faqe.

Më herët gjatë ditës bija e vogël e ish-presidentit Donald Trump ishte paraqitur me një fustan me mëngë të gjata dhe flokët biondë të valëzuar, teksa vello e bardhë i binte prapa.

Babai i saj, ashtu si të gjithë të ftuarit meshkuj ishte veshur me kostum e papijon, përkrah gruas së buzëqeshur dhe djalit të tyre Barron.

Tiffany dukej e lumtur teksa fokusohej te bashkëshorti i saj i ri, i cili i kthente shikimin me dashamirësi.

Teksa dhëndri jepte premtimet në zërin në mikrofon, Tiffany dhe gjysmëmotra e saj Ivanka duartrokisnin të kënaqura.

Nusja, nëna e nuses dhe dëshmitarja e nderit Ivanka, mbanin fustane të stilistes Elie Saab.

Tiffany tha për rrjetin DailyMail.com: “Gjithmonë më ka pëlqyer stili i Elie Saab e cila është libanezo-amerikane siç është dhe dasma jonë”.

Pas ceremonisë Tiffany e Michael bënë fotot e para së bashku dhe me familjen.

Trump bëri gjithashtu foto me ish-gruan Marla Maples ndërsa Tiffany pozoi me babanë e vëllezërit e motrat që ishin të gjithë prezentë.