Foto/ Pësoi frakturë në klavikul, talenti i Juventusit mbyll sezonin

by admin
Spread the love

Përfundon sezoni për futbollistin e Juventusit, Nicolò Fagioli. I larguar nga fushë me barelë gjatë ndeshjes së Europa League-s kundër Sevillas, mesfushori italian theu klavikulën dhe do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Nicolò Fagioli, i dëmtuar mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, ka pasuar një frakturë në klavikulën e djathtë – thuhet në njoftimin për shtyp nga klubi i Juventusit – Ai do t’u nënshtrohet testeve të tjera instrumentale në J|Medical, më pas do të kryejë një operacion dhe do të nisë procesin e rehabilitimit,” shkruhet në njoftimin e klubit bardhezi për këtë rast.

Për momentin, nuk është ende e qartë se sa do të duhet të qëndrojë jashtë Fagioli, por flitet për një ndalesë prej të paktën dy muajsh.

Prandaj, për finalen e këtij sezoni, Massimiliano Allegri nuk do të mund ta llogarisë mesfushorin e ri, i cili ka arritur të demonstrojë cilësitë e tij këtë vit duke u ngjitur në pozicione në hierarkitë e trajnerit në mesfushë dhe gjithashtu duke rezultuar vendimtar me lojërat e tij në disa ndeshje.


Top Channel

You may also like