Foto/ Messi gjen më në fund shtëpinë e ëndrrave në Florida, me vlerë 10.8 milionë dollarë 

by admin
Spread the love

Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo më në fund kanë gjetur shtëpinë e tyre të ëndrrave në Florida.

Familja e futbollistit argjentinas ka qenë në Miami për tre muajt e fundit pasi ai tani i përket Inter Miami, por ata nuk ishin të kënaqur me shtëpinë e tyre.

Pas disa javësh kërkime, Lionel Messi gjeti shtëpinë e ëndrrave të tij. Është një pallat luksoz që kushton 10.8 milionë dollarë dhe ndodhet në zonën Fort Lauderdale të Floridës.

 

Shtëpia ka një avantazh të madh.

Është vetëm 15 minuta me makinë nga stadiumi dhe objekti stërvitor i Inter Miami. Shtëpia është buzë detit, ka një pishinë të madhe, dhjetë dhoma gjumi, një garazh me gjashtë makina, dhe më shumë.


Top Channel

You may also like