FOTO/ Dikur tentoi ta rrëmbente, vjen takimi i shumëpritur i dy ish-futbollistëve pas 30 viteve. Ja historia

by admin
Spread the love

Dy ish-futbollistët Fabricio Maielo dhe Xhianfranko Zola janë takuar sërish pas 30 vitesh.

Historia e tyre është paksa e veçantë pasi në vitin 1994, Maielo së bashku me një bandë kriminale i drejtuan Zolës armën nga pas në një pikë karburanti në përpjekje për të rrëmbyer lojtarin.

Një akt që vetë Zola e pengoi duke pyetur sulmuesit se si ishin dhe duke i qetësuar derisa Maielo dhe njerëzit e tij ndryshuan mendje për kryerjen e veprimit kriminal.

Pas 30 vitesh, të dy ishin të pranishëm në ndeshjen e Seria A, Kaljari-Bolonja. Në fund të sfidës, ata u përqafuan me njëri-tjetrin dhe Maielo shpërtheu në lot teksa pas kaq vitesh i kërkoi edhe falje.

PANORAMASPORT.AL

You may also like