(FOTO) Digjet një shtëpi në Ohër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Pasditen e sotme është djegur në lagjen Leskajcë në Ohër.

Kështu kanë njoftuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Ohër, nga ku thonë se zjarri është raportuar rreth orës 12:45, pas çka kanë intervenuar 10 zjarrfikës me katër automjete për shuarjen e zjarreve.

“Flaka është shuar në aksionin që përndryshe ka ndodhur në kushte të vështira për shkak të grumbullimit të një sasie të madhe të orendive dhe sendeve të ndryshme në afërsi të objektit në rrugën “Petar Pop Arsov”, gjë që ka penguar zjarrfikësit të hyjnë në objekt”, thonë nga NJTKZ Ohër.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione as për të lënduar.


You may also like