Formacioni kundër Almerias, Xavi mendon edhe për “El Clasicon”

by admin
Spread the love

Ndryshime të shumta në formacionin titullar të Barcelonës nga Xavi për sfidën me Almerian në “Camp Nou”.

Duke krahasuar me sfidën e Europa League-s, kundër Manchester United (Barça humbi 2-1 dhe u eliminua nga kompeticioni), kthehen në formacionin bazë Eric Garcia, Jordi Alba, Ferran Torres dhe Gavi, ndërsa në stol ulen Koundé, Araujo, Balde dhe Raphinha.

Zëvendësimet e emrave të tillë si Koundé, Araujo dhe Raphinha mund të kuptohen si rotacione, duke menduar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, në “Santiago Bernabéu”, kundër Realit të Madridit.

Këmbimi i Jord Albës me Balde është më i zakonshëm, sepse alternohen gjithmonë në krahun e majtë të mbrojtjes. Në stolin e Barçës janë: portierët Iñaki Peña dhe Arnau Tenas; lojtarët Araujo, Marcos Alonso, Raphinha, Koundé, Pablo Torre, Balde dhe Alarcón.


Top Channel

You may also like