Formacioni i javës në “Abissnet Superiore”, ja të përzgjedhurit e Andi Lilës

by admin
Spread the love

Ashtu siç është kthyer në traditë tashmë, pas çdo jave që përfundon në “Abissnet Superiore”, ish-lojtari i kombëtares, Andi Lila, i cili është edhe analist në Oversport, zgjedh formacionin e javës. Këtë herë, Lila ka preferuar skemën 3-4-3 ku trajneri i përzgjedhur është Emiljano Çela.

Në portë është gardiani i Teutës, Pano Qirko, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Rami (Kastrioti), Sadiki (Erzeni) dhe Kacbufi (Egnatia). Në mesfushë, Mehmeti (Kastrioti) dhe Boshnjaku (Vllaznia) vendosen përpara mbrojtjes.

Linjat anësore mbulohen nga Tedi Cara i Partizanit në të djathtë, dhe Musta i Egnatias në të majtë. Sulmi me tre përbëhet nga Xhuliano Skuka (Partizani), Kaina (Vllaznia) dhe Delarge (Egnatia). /oversport.tv

You may also like