Formacioni i finales? Ancelotti: Reali ka më shumë se 11 lojtarë titullarë

by admin
Spread the love

Real Madrid është shpallur matematikisht kampion i LaLiga prej javësh dhe tashmë “Los Blancos” po përgatiten për finalen e madhe të Champions League. Përballë do të kenë Liverpoolin e Klopp, ndërsa për Ancelottin duket se ka filluar dhimbja e kokës për formacionin startues.

Ai foli për AS në lidhje me këtë ndeshje ku zbuloi edhe dyshimet që ka mbi formacionin startues. Me më pak se dy javë nga dita e finales, Ancelotti tha se e meritojnë më shumë se 11 lojtarë formacionin tek Real Madrid dhe për këtë aryse ka shumë dyshime.

“Në këtë skuadër ka më shumë se 11 lojtarë që e meritojnë të luajnë titullar për Real Madridin. Në çdo ndeshje kam dyshime për formacionin. Rodrygo dhe Valverde titullar në finale? Edhe mund të ndodhë.

Valverde duhet të godasë më shumë, është një cilësi që në të kaluarën nuk e ka shfrytëzuar shumë. Do të bëjmë vlerësimet tona, mungojnë më shumë se 10 ditë, ka kohë për të vendosur. Kemi ende edhe një ndeshje për të zhvilluar në kampionat ku duhet të evitojmë dëmtimet”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like