Formacionet zyrtare të supersfidës Lazio-Inter, Sarri dhe Inzaghi zbulojnë titullarët

by admin
Spread the love

Sot në orën 20:45 do të startojë në Oversport dhe Tibo përballja e parë e madhe e këtij sezoni në Serie A, supersfida e “Olimpicos” mes Lazios dhe Interit.

Teknikët kanë publikuar formacionet zyrtare në prag të kësaj sfide. Sarri do të hedhë në fushë dy ish-lojtarët e Interit, Vecino dhe Cataldi, ndërsa në sulm është preferuar Zaccagni.

Inzaghi i ka besuar një fanellë titullari Gagliardinit në dëm të Calhanoglu, ndërsa Dimarco ka fituar balotazhin me Gosens. / Oversport.tv

Formacionet zyrtare:

LAZIO (4-3-3): Provedel; Lazzari, Patric, Romagnoli, Marusic; Milinkovic, Cataldi, Vecino; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco: Lukaku, Lautaro.

You may also like