Formacionet zyrtare: Inter me Correa-Lautaro, Kessie trekuartist për Milanin

by admin
Spread the love

Është sërish koha për “Derby della Madonnina”. Interi dhe Milani do të përplasin brirët në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë për një vend në finalen e madhe.

Kështu, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për sa i përket këtij takimi. Ashtu si pritej në sulm do të jetë dyshja argjentinase, Correa-Lautaro Martinez. De Vrij është rikthyer edhe njëherë në qendër të mbrojtjes së zikaltërve, ndërsa Darmian ka marrë vendin e Dumfries në krahun e djathë.

Asnjë ndryshim i rëndësishëm në kampin kuqezi me Giroud që do të mbajë mbi super sulmin e Milanit, i ndihmuar edhe nga Leao e Salemakers, ndërsa trekuartist do të jetë Kessie.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Kessié, Leao; Giroud

/oversport.tv

You may also like