Formacionet zyrtare: Drita – Ulpiana

by admin
Spread the love

Drita është nikoqire e Ulpianës në kuadër të xhiros së 18-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilanasit në këtë takim vijnë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat dhe kanë treguar formë të mirë.

Në anën tjetër Ulpiana nuk di për fitore në katër sfidat e fundit, ku ka dy humbje e dy barazime.

Gjilanasit kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, derisa mysafirët nga Lipjani kanë udhëtuar drejt Gjilanit për të shkaktuar befasi.

Kujtojmë që takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në Lipjan kishte përfunduar në barazim 1-1.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Barshoku, Blakcorri, Balde, Cuculi, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski.

Ulpiana: Basha, Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Selimi, Santos.

You may also like