Formacionet zyrtare: Arsenal – West Ham United, ky është vendimi për Granit Xhakën

by admin
Spread the love

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Arsenalit dhe West Ham Unitedit.

Rivalët e Londrës do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates”.

Si për njërën, ashtu edhe për skuadrën tjetër fitorja në këtë ballafaqim ka rëndësi të madhe.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do ta nis takimin si titullar për Arsenalin.

“Topçinjtë” kanë 26 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa dy pikë më shumë kanë West Ham United në vendin e katërt.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney, Xhaka, Partey, Odegaard, Saka, Martinelli, Lacazette.

West Ham: Fabianski, Coufal, Dawson, Diop, Masuaku, Rice, Soucek, Fornals, Lanzini, Bowen, Antonio.

You may also like