Formacionet/ Derbi i zjarrtë i Londrës, Tuchel merr vendimin për Brojën

by admin
Spread the love

Chelsea-Tottenham është supersfida e javës së dytë në Premier League. Derbi i Londrës fillon në orën 17:30, sfidë që do transmetohet në Shqip 2, ndërkohë që Thomas Tuchel ka zgjedhur titullarët.

Gjermani i Chelsea ka zgjedhur Raheem Sterling në majë të sulmit, me anglezin që do të mbështetet nga dyshja Kai Havertz-Mason Mount. Ndërkohë, Marc Cucurella do të luajë për herë të parë nga fillimi.

3-4-2-1 është skema e “Bluve të Londrës”, njësoj si ajo e zgjedhur nga Antonio Conte në krahun tjetër. Tottenham pret gola nga Harry Kane. Kapiteni do të ndihmohet nga Dejan Kulusevski dhe Son Heung-Min.


Top Channel

You may also like