FOKUS- Von der Leyen dhe Borell së shpejti në vizitë në Kiev

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 prill /ATSH-ANSA/- Në qytetin e Pollogut, në rajonin Zaporizhia të Ukrainës juglindore, ushtarët rusë sekuestruan dhe minuan një spital qendror të qarkut.

“Personelit mjekësor dhe pacientëve iu ndalua të ktheheshin në objekt”, thuhej në deklaratë.

Misioni i BE-së po kthehet gjithashtu në Kiev, me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell që udhëtojnë në Kiev këtë javë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të denoncuar vrasjet ruse të civilëve në Bucha dhe pjesë të tjera të vendit.

“Aktualisht, vetëm në Bucha, më shumë se treqind njerëz janë vrarë dhe torturuar. Ka të ngjarë që lista e viktimave të jetë shumë më e madhe kur të inspektohet i gjithë qyteti. Dhe ky është vetëm një qytet,” tha Zelensky.

Angazhimi i BE-së është “të identifikojë sa më shpejt të gjithë njerëzit e përfshirë në ushtrinë ruse në këto krime dhe t’i ndëshkojë të gjithë”, veçanërisht me anë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

.Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje për një gjyq për krime lufte kundër Vladimir Putinit, ndërsa ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield së bashku me Londrën propozuan ‘’pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Gjenevës’’.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like