FOKUS – Ukraina raporton se ka çliruar 12 komunitete një ditë pas tërheqjes ruse

by admin
Spread the love

KIEV, 10 nëntor /ATSH-AA/ – Forcat ukrainase pretenduan se kishin çliruar 12 komunitete pasi përparuan rreth 7 kilometra në provincat Kherson dhe Mykolayiv, një ditë pasi forcat ruse thanë se ishin tërhequr nga qyteti vendimtar Kherson.

Valerii Zaluzhnyi, komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shkroi në Telegram se përparimi do të thotë se forcat ukrainase kanë rikuperuar 264 kilometra katrorë tokë nga pushtuesit.

Imazhet e qytetit Snihurivka, i cili ndodhet në provincën Mykolayiv, qarkulluan gjithashtu në internet pas lirimit të tij.

Forcat ukrainase kanë bërë përparim të ngadalshëm por të qëndrueshëm në provincën Kherson që nga fillimi i tetorit. Në total, përparimi i bëri ata të përparonin 36 kilometra, duke marrë 1381 kilometra katrorë dhe 41 komunitete.

Këto përparime janë ndihmuar nga fakti se edhe forcat ruse janë tërhequr në disa zona.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se forcat ruse do të tërhiqen nga pjesa e pasme e djathtë e lumit Dnipro, duke thënë se ishte e pamundur të furnizoheshin në mënyrë adekuate forcat në Kherson sepse kaq shumë ura u shkatërruan nga raketat ukrainase.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRaportimit financiar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare

You may also like