FOKUS – Ukraina kërkon trupa shtesë për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë

by admin
Spread the love



KIEV, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Në kërkimin për ushtarë shtesë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov gjithashtu dëshiron t’u bëjë thirrje gjithë të rinjve që jetojnë jashtë vendit që të kryejnë shërbimin ushtarak vitin e ardhshëm.

Umerov tha në komentet e botuara në median gjermane, përfshirë gazetën ”Bild” dhe ”Welt”, se ukrainasve mes moshës 25 dhe 60 vjeç do t’u kërkohej të paraqiteshin në qendrat ushtarake të rekrutimit.

Ministri tha se po bënte “një ftesë”, por ai e bëri të qartë se do të kishte sanksione nëse dikush nuk do të përmbushte kërkesën.

“Ne jemi ende duke diskutuar se çfarë duhet të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht”, tha ai.

Ushtria ukrainase do të donte të mobilizonte deri në 500 000 ushtarë të tjerë për të shmangur pushtimin rus.

Megjithatë, kushtet e kornizës financiare dhe politike ende nuk janë sqaruar.

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka quajtur mobilizimin një “çështje të ndjeshme”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKPP dhe KLP lidhin marrëveshje bashkëpunimi


You may also like