FOKUS – Ukraina bllokon eksportet e drithërave

by admin
Spread the love

KIEV, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Eksportet e thekrës, elbit, miellit, mjaltit, sheqerit, kripës dhe mishit do të ndalohen nga Ukrainë deri në fund të këtij viti, raportojnë disa media ndërkombëtare duke cituar një dokument nga qeveria e Kievit.

Ukraina, eksportuesi i katërt më i madh i ushqimit në botë, sipas ”Politico” përbën rreth 20% të importeve të grurit të BE-së, që mund të nënkuptojë një sërë mangësish ushqimore në të gjithë kontinentin për shkak të ndalesës.

Kievi ofron shumë artikuj të tjerë ushqimorë, përfshirë 80% të mjaltit.

Për shkak të ndalimit, çmimet në të gjithë botën mund të fillojnë të rriten duke nisur që nga buka.

Produktet ushqimore të një rëndësie të vogël do të vazhdojnë të eksportohen nga Ukraina./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like