FOKUS – Ukraina: Bisedimet e paqes me Rusinë vazhdojnë

by admin
Spread the love

KIEV, 15 mars /ATSH-DPA/ – Negociatat për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë edhe sot, sipas palës ukrainase.

“Ato po vazhdojnë”, tha kreu i delegacionit ukrainas, David Arachamiya për gazetën ”Ukrayinska Pravda”, megjithëse ai nuk dha detaje.

Nuk ka asnjë konfirmim të menjëhershëm nga pala ruse.

Të dyja palët u takuan dje virtualisht për raundin e tyre të katërt të negociatave.

Ukraina kërkon përfundimin e luftës dhe tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj.

Moska kërkon që Kievi të njohë gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi si territor rus dhe zonat separatiste të Ukrainës Lindore si shtete të pavarura./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like